Tani rezervimin tuaj mund ta beni Online : +355 66 20 46 290 Rezervime

Alehandro Distribuzione, në vazhdë të ruajtjes e zhvilimit të traditës si dhe në funksion të njohjes dhe shijimit sa më të madh të larmisë së verërave, tashmë vjen edhe me një ambjent të ri, të dallueshëm lehtësisht nga eleganca dhe kualiteti sipëror. Ndërtesa e mrekullueshme trikatëshe me një arkitekturë italiane të viteve 40, e quajtur Vila Alehandro, ka sjellë më pranë degustatorët e verës së mirë me shumëllojshmërinë e produkteve të tregtuara nga Alehandro. Ky investim madhështor karakterizohet nga bukuria estetike dhe finesa e kudondodhur, duke shërbyer si vendi perfekt për shijimin maksimal të verërave eskluzive të Alehandros, si edhe duke mirëpritur çdokënd që preferon qetësinë aristokrate, shërbimin cilësor dhe veçanërisht degustimin e verës së kuqe, të bardhë, spumante apo shampanjës, të gjitha këto të përzgjedhura me kujdes të posaçëm nga prodhuesit më të mirënjohur në rang botëror. Kjo perandori dinjitoze e familjes Braha do vazhdojë edhe më tej punën e saj në shërbim të çdokujt që pëlqen të bukurën vizuale, cilësinë në shërbim dhe padyshim superioritetin e pijeve, veçanërisht atë të pijes më të fisme, verës.

 


  • Salla Ambassador

    Restoranti

    "Salla Ambassador", me një stil klasik dhe elegant, nën një atmosferë të qetë dhe relaksuese, ju shërben gatime të veçanta të krijuara me mjeshtëri nga shefi ynë i kuzhinës. Kuzhinë Mesdhetare - Italiane si dhe një menu e përzgjedhur tradicionale Shqiptare, të gjitha me produkte të freskëta të cilat do t'ju shijojnë si askund tjetër...

    Më Shumë
  • Champagne Bar

    I pari në Ballkan

    Champagne Bar - Piano Bar, destinacioni ekzotik i mbrëmjeve tuaja, aty ku mund të shijoni cocktails me champagne ose gatime kreative nga shefi ynë i kuzhinës, nën tingujt e muzikës latine, tradicionale Kubane, Buena Vista Social Club dhe jo vetëm! Muzika LIVE performohet nga grupi i famshëm Esencia Cubana, të ardhur ekskluzivisht në Tiranë për Vila Alehandro.

    Më Shumë
  • Salla e Eventeve

    Evente shoqërore / familjare

    Salla jonë e eventeve, me një kapacitet prej 160 persona të ulur ose 250 persona për raste si cocktails apo buffet, është një nga ambjentet më moderne dhe më të rehatshme në Tiranë e më tej. Buffet duke filluar nga 1,800 Lekë personi, dasma duke filluar nga 3,800 Lekë personi, përfshirë pije pa limit si dhe arredimi i sallës! Tek ne, eventet tuaja do të mbahen mend gjatë...

    Më Shumë

I visited the restaurant because it was very close to the Netherlands Embassy where I had a business meeting. It has a parking place which is a big yes for Tirana's restaurants. The place its self reminded Venezia in every aspect. Everything was like hand picked... The food was delicious, compliments to the chef. The wine selection was quite impressive....

Nino Mozzo